Hapësire reklamuese

Aktualitet

Manastirliu nxjerr shifrat: 7228 qytetarë kanë marrë sot vaksinën kundër Covid-19, mbi 830 mijë që prej fillimit të fushatës

Shkruar nga Newsbomb

Sot në të gjithë vendin tonë janë kryer 7228 vaksinime kundër Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ajo bën me dije se që prej fillimit të fushatës së vaksinimit, në kuadër të programit “Shqipëria buzëqesh”, janë kryer në total 830.281 vaksinime anti-Covid-19.

Procesi i vaksinimit prej disa javësh është shtrirë në të gjithë vendin tonë, ku fillimisht nisi me të moshuarit mbi 80 vjeç dhe më pas duke vijuar me kategoritë e tjera të riskuara.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll