Hapësire reklamuese

Aktualitet

Manastirliu nga Spitali i Traumës: Ekipet tona janë në gatishmëri për çdo qytetar

Shkruar nga Newsbomb
Ogerta Manastirliu

Kushtet atmosferike dhe sidomos reshjet e dëborës kanë sjellë problematika në të gjithë vendin tonë.

Ministrja e Shëndetësisë ka dalë në terren dhe duke folur nga Spitali i Traumës, shprehet se strukturat spitalore janë në gatishmëri për çdo urgjencë. Manastirliu ceku pak dhe situatën e koronavirusit në Shqipëri, ku tha se aktualisht në 4 spitalet COVID situata është nën kontroll.

Ajo deklaroi se pas tyre, edhe spitalet rajonale janë në gatishmëri. Manastirliu nuk e mohoi faktin se reshjet e dëborës mund të shkaktojnë probleme në transportimin e qytetarëve që do kenë nevojë për shërbim shëndetësor.

“Ekipet tona janë në gatishmëri të presin çdo urgjencë. Kemi kryer shumë operacione përgjatë ditës. Rreth 150 misione janë funksion vetëm për pacientët me COVID. Jemi përgatitur për këtë situatë të tillë. Spitalet janë të pajisura me të gjitha pajisjet. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes. Situata në spitalet COVID siç dihet është e kontrolluar por numrat e pacientëve po rritet nga dita në ditë. Në momentin që do kemi mbingarkesë do shkojmë në spitalet rajonale. Kushtet e motit do e bëjnë më të vështirë transportin e pacientëve për shkak të qarkullimit rrugor. Ekipet e urgjencave kombëtare do jenë në gatishmëri. Do vijojmë të monitorojmë situatën dhe jemi në gatishmëri të plotë”, tha Manastirliu.

mana.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll