Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Manastirliu: Nga Janari 2022 rritet masa e Ndihmës Ekonomike për familjet në nevojë

Shkruar nga Newsbomb
Manastirliu: Nga Janari 2022 rritet masa e Ndihmës Ekonomike për

29  Dhjetor, Tiranë- Duke filluar nga Janari i vitit 2022 do të rritet masa e Ndihmës Ekonomike për familjet në nevojë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së qeverisë, deklaroi se me Buxhetin e 2022 do të mundësohet rritja e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë sipas 3 kategorive.

“Për programin e ndihmës ekonomike buxheti është rritur me rreth 15 milionë dollarë. Janë pikërisht familjet të cilat janë përfituese të ndihmës ekonomike që do të përfitojnë nga kjo rritje. Do të dyfishohet duke filluar nga Janari i vitit 2022 masa e ndihmës ekonomike për rreth 15 mijë familje përfituese të kësaj ndihme të cilat kanë mbi 3 fëmijë deri në 18 vjeç. Do të trefishohet masa e ndihmës ekonomike për fëmijët me status jetimi, për gratë e trafikuara dhe të dhunuara. Do të rritet për pjesën tjetër të përfituesve me 10% masa e ndihmës ekonomike sipas strukturës së familjes. Është pikërisht ky vendim qeverie që bën të mundur në muajin janar rritjen e masës së ndihmës ekonomike sipas kategorive që unë sapo thashë dhe gjithashtu edhe sipas strukturës së familjes së familjeve përfituese në këtë skemë”, tha Manastirliu.

Manastirliu nënvozoi se kjo është një politikë sociale e cila bëhet efektive me buxhetin e vitit 2022 dhe synon të mbështesë të gjitha familjet në nëvojë ekonomike dhe sociale që janë pjesë e skemës së mbështetjes sociale nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Për vitin 2022 janë parashikuar të trajtohen me pagesa të aftësisë së kufizuar më shumë se 164 mijë persona përfshirë edhe kujdestarë të PAK dhe invalidët e punës, me një fond në masën 16 miliard e 790 milion lekë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese