Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Manastirliu: Nëse do kemi mbingarkesë në spitale, do detyrohemi të zgjedhim kush do trajtohet i pari

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e6ef615ec8f16bfe9e4ec04a71492bf2

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se në rast mbingarkese në spitale për shkak të pandemisë së koronavrusit, mjekët do të duhet të zgjedhin kë të trajtojnë të parin.

Gjatë fjalës së saj në parlament, Manastirliu tha se së shpejti do të happen strukturat e reja spitalore “Covid 3” dhe “Covid 4”.

“Do të shtojmë kapacitetet spitalore, duke vendosur katër struktura në dispozicion për Tiranën. Kjo luftë nuk mund të bëhet e vetme dhe patjetër që kërkon bashkëpunimin e shiptarëve. Çdo shqiptar duhet të bashkëpunojë duke respektuar masat, maskën dhe higjenën personale”, tha Manastirliu.

“Nëse do të kemi një mbingarkesë të spitaleve, atëherë do të përballemi me vështirësi, do të përballemi me zgjedhje se kush do të trajtohet i pari, ashtu sikurse vende të zhvilluara janë përballur, pikërisht kur ka patur flukse të rasteve në spitale, ku janë detyruar të përzgjedhin kë do të fusin në frymëmarrje të drejtuar”, vijoi Manastirliu.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img