Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
26 %
2.6kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Manastirliu në Vlorë: Do të kemi një sezon turistik të lehtësuar, vaksinimi do të vijojë intensivisht

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të operatorëve turistikë në Vlorë.

Ajo tha se aktualisht situata është nën kontroll dhe do të vijohet intensivisht me procesin e vaksinimit në mënyrë që të kemi një sezon turistik sa më të lehtësuar.

“Vaksinimi kapilar në të gjitha strukturat e shëndetësisë, aty ku janë detajuar sipas planit që ka hartuar Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik për vaksinimin e popullatës të grup moshës mbi 60 vjeç, por gjithashtu edhe të grupeve të riskut, ku pjesë kanë bërë edhe punonjësit që punojnë në strukturat e hotelerisë. Ndaj unë jam e kënaqur që shoh se si po vijon ky plan, pra përmbyllja e vaksinimit të punonjësve turistikë, në mënyrë që të kemi një verë sa më të lehtësuar. Por një gjë është e sigurt, që duhet të vijojmë të zbatojmë protokollet shëndetësore, protokollet e sigurisë, për të mundësuar që të mos kemi përhapje të koronavirusit”, tha ajo.

Gjithashtu më tej Manastirliu shtoi se më 15 qershor do të hapen qendrat shëndetësore verore si dhe do të vijojë dezinfektimi i zonave të përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img