Tirana
scattered clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
32 %
6.2kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
9 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
10 °
E martë, 31 Janar, 2023

Manastirliu në Dhërmi: Mbi 29.000 qytetarë i janë afruar qëndrave shëndetësore verore, qytetarët të shfrytëzojnë muajin e vaksinimit masiv

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka qenë në një prej qëndrave shëndetësore verore në Drimadhas, Dhërmi.

Manastirliu nga aty ka bërë me dije se që prej hapjes së sezonit dhe deri më tani kanë qenë mbi 29.000 qytetarë të cilët u janë afruar qëndrave shëndetësore verore për të marrë ndihmën që i është nevojitur.

Ministrja tha se ky fluks vizitash ka reduktuar ndjeshëm flukset në spitale. Gjithashtu, Manastiruliu përsëri theksoi se sa i rëndësishëm është vaksinimi i qytetarëve për parandalimin e Covid-19, teksa u bëri thirrje të gjithëve që të shfrytëzojnë muajin e hapur të vaksinimit masiv.

“Të gjitha qendrat verore janë duke funksionuar shumë mirë. Janë më shumë se 29.000 qytetarë tëcilët kanë marrë shërbimet në këto qendra shëndetësore dhe rreth 8000 mijë prej tyre janë turistë të huaj. Dua të theksoj faktin se ajo që na tregon ky provim vit pas viti është se ka reduktuar shumë flukset në spitalet. Janë 160 mjekë të angazhuar në të gjithë qendrat shëndetësore. Kemi një kujdes të shtuar dhe po përpiqemi që përpos vaksinimit të vijojmë edhe me izolimin e rasteve të dyshuara që të kemi mundësinë që të parandalojmë përhapjen e virusit dhe variantit të ri “Delta” që tashmë është në Shqipëri. Ju bëj thirrje qytetarëve që të vaksinohen të shfrytëzojnë muajin gusht ky procesi i vaksinimit është i hapur për të gjithë mbi 19 vjeç”, tha Manastirliu.



Më shumë


spot_img








spot_img