Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Manastirliu ndjek nga afër procesin e vaksinimit në sheshin “Skënderbej”: Nga e hëna nis për moshat +60 vjeç

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka ndjekur nga afër procesin e  vaksinimit në Sheshin ‘Skëndërbej’.

Ajo tha se po vaksinohen qytetarët mbi 65 vjeç, teksa u shpreh se është gati që të ulet fasha e moshës për vaksinimin në 60+.

“Tashmë kemi hyrë në grupmoshat mbi 65 vjeç, procesi ka vijuar që në mëngjes. Ne po ecim me ritme të shpejta falë edhe punës së ekipit të gjithë vaksinatorëve”, tha Manastirliu.

“Po vaksinohen qytetarët +65 vjeç dhe bëhemi gati për uljen e fashës në +60 vjeç në ditët në vijim,” thuhet në postimin e saj.

Që prej fillimit të vaksinimit antiCOVID janë kryer në total 256,848 vaksinime, prej të cilëve 182,669 vaksinime për të moshuarit.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img