Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Manastirliu me Kalon nga QSUT: Situata drejt përmirësimit por nuk duhet nënvlerësuar, vaksinimi arma më e dobishme për uljen e rasteve

Shkruar nga Newsbomb
Manastirliu me Kalon nga QSUT: Situata drejt përmirësimit por nuk

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi me prof. Tritan Kalon në QSUT, tha se në ditët e fundit ka ulje të kurbës epidemike, teksa bën apel për kujdes të shtuar.

“Jemi në QSUT me një seri investimesh të reja që kemi bërë. Por takova Prof. Kalon edhe për të marrë një informacion se ku jemi gjithë këtë situatë të pandemisë në raport me shtrimet në spitalin Infektiv edhe ne spitalin Covid3, ku vijon që të ketë një numër pacientësh të shtruar por që ajo që vlerësohet dhe vihet re është pikërisht që ka një ulje të rasteve dhe të kurbës epidemike. Gjithashtu vlerësohet që situata në spitale nuk ka ardhur duke rritur numrin e pacientëve në mënyrë eksponenciale, por gjithsesi ka vend për të pasur akoma shumë kujdes dhe për vijimin e vaksinimit”, shprehet Manastirliu.

Në videon e publikuar nga ministrja Manastirliu, mjeku i Infektivit prof.Tritan Kalo bën apel për zbatim të rregullave antiCOVID dhe vakisim, teksa e quan situatën aktualet si “bishtin e pandemisë”.

“Jemi në kohën kur ka shtrirje të pandemisë, ajo që quhet “bishti i pandemisë” i cili jep shtrirje të numrit të rasteve ose mund të jetë dy-trefishimi i saj por me ulje të agresivitetit.

Dhe kjo periudhë mund të zgjasë me muaj të tërë deri sa pandemia të transformohet në endemi. Por që si rregull duhet të mos neglizhojmë për asnjë sekond elementët bazë të luftës kundër një infeksioni që kanë natyre pandemike, siç janë rregulla si vetëndërgjegjësimi, trinomi i famshëm, maskë, higjienë personale dhe kolektive dhe distancim shoqëror ku dhe kur është e mundshme, pa harruar dhe pa nënvlerësuar për asnjë sekondë vaksinimin si një armë e dobishme në uljen jo vetëm të rasteve por mbi të gjitha ç’është e rëndësishme të formave të rënda dhe uljen e vdekshmërisë nga kjo sëmundje që nuk është për t’u nënvlerësuar”, theksoi Kalo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese