Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
28 %
2.6kmh
0 %
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Manastirliu kujton mjekët që humbën jetën nga Covid: Mishërim i këtyre kohërave. Do t’i mungojnë sistemit shëndetësor

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në Ditën Botërore të Infermierëve, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu falenderoi mjekët dhe infermierët për punën e përkushtuar në periudhën e pandemisë.

Nga Amfiteatri, Manastirliu tha se nëse ia kemi dalë mbanë për të përballuar këtë situatë, kjo është falë punës së stafit mjekësor që qëndruan në vijën e parë të luftës.

Ajo kujtoi dhe 13 mjekët, të cilët humbën betejën me virusin, ndërsa u shpreh se do t’i mungojnë sistemit shëndetësor.

“Nuk u harroj ato ditët e para të marsit, kur gjithkush u mblodh tek familjet e vogla, dhe ju u bëtë familja e atyre që vuanin nga virusi. Jeni gjithmonë aty, për të bërë të zakonshmen që për ne është jashtëzakonshmja. Shoh infermierë që kemi ndarë sfida dhe arritje. Mes jush këtu kam kënaqësinë të shoh dhe shumë infermierë të rinj që janë motiv krenarie. E them sepse janë brez infermierësh që iu dha mundësia të punësohen me meritë e transparencë. Ju jeni mishërimi këtyre kohërave. Nuk i harroj ato ditë të marsit të shkuar ku gjithkush u mblodh rreth familjeve, ndërsa ju i latë dhe qëndruat në ballë të punës. Për të përballuar këtë betejë, e nisëm me mjekët dhe infermieret tanë. Mirënjohja ime shkon për çdo infermier nga veriu në jug. Nëse ia kemi dalë të përballojmë këtë pandemi, kjo është falë punës së përkushtuar të stafit mjekësor. Nuk e fituan betejën 13 mjekë, që i mungojnë sot jo vetëm familjes, por edhe sistemit shëndetësor. Ambicia jonë është për të kryer 1 milionë vaksinime brenda qershorit”, u shpreh Manastirliu.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img