Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Manastirliu konfirmon vendimin e Komitetit të Vaksinimit: Vijon procesi i vaksinimit me AstraZeneca

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6a2fbb7dfcacb64c179fa9056f192bf9

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin “Përballë” me Lutfi Dervishin, ka konfirmuar vendimin e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit për të vijuar vaksinimin me vaksinën AstraZeneca.

“Komiteti Kombëtar i Vaksinimit është mbledhur pasditen e sotme dhe kanë vendosur vijimin e procesit të vaksinimit me vaksinën AstraZeneca. Komiteti do të mblidhet përsëri siç mblidhen vazhdimisht për të analizuar situatën dhe çdo zhvillim që mund të ketë”, tha Manastirliu.

Vaksinimi me AstraZeneca ka nisur në fundjavë për mësuesit në të gjithë vendin. Më herët ishte zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ajo që e konfirmoi lajmin për mediat.

Kujtojmë që më shumë se 16 vende e kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca në popullatë, me frikën se shkakton mpiksje gjaku apo trombozë. Pritet që të enjten më datë 18 mars EMA të dalë në një vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje, pas analizave të nevojshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img