Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Manastirliu jep lajmin nga çadrat e vaksinimit në Tiranë: Këtë javë vijnë 7.000 doza të Pfizer, 20 mijë të tjera deri në mes të prillit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur paraditen e sotme se këtë javë në vendin tonë do të vijnë 7 mijë doza të vaksinës Pfizer.

Nga Sheshi Skënderbej ku pa nga afër procesin e vaksinimit masiv të të moshuarëve mbi 70 vjeç, ministrja tha se këtë javë do të vijën 7 mijë doza, ndërsa deri më datë 19 prill, Pfizer do të dërgojë edhe 20 mijë doza të tjera.

“Ndërkohë jemi në pritje të vijimit të furnizimit me vaksina. Presim nga kontrata me kompaninë Pfizer të kemi sërish gjatëm uajit Prill rreth 20 mijë doza. Brenda javës së parë presim 7 mijë dozat e para dhe më tej deri në datën 19, 20 mijë doza. Ndërkohë, që presim edhe të lëvrohen sipas kalendarit edhe pjesa tjetër e dozave të blear nga kompania turke. Gjithashtu do të vazhdojmë me intesifikimin e të gjithë procesit të vaksinimit.

Puna nuk po ndalet dhe të gjithë po bëjnë një punë shumë të mirë ashtu si dhe për tre ditë rradhazi kemi kryer mbi 50mijë vaksinime tregon që kapacitetet tona janë të mjaftueshme. Gjithashtu kemi vendosur që të rrisim numrin e vaksimimeve nëpërmjet burimeve njerëzore të cilët I kemi trajnuar”, u shpreh ministrja Ogerta Manastriliu.

Vaksinimi masiv i personave mbi 70-vjeç ka filluar ditën e dielë dhe të shumtë kanë qenë ata të moshuar të cilët janë paraqitur në stendat përkatëse për të marrë dozën e tyre.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img