Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Manastirliu jep lajmin e rëndësishëm: Ndryshon ora policore, hapen udhëtimet me Britaninë (MASAT E REJA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka folur për masat kundër koronavirusit.

Ajo ka bërë një pasqyrim të gjerësishëm të situatës seri në këto momente. Sipas Manastirliut, të gjitha vendimet e marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve kanë shërbyer për uljen e rasteve të reja me koronavirus.

Më tej, ajo është shprehur se masat kanë shmangur situata akoma më të rënda.

“Të gjitha masat që ne kemi marrë kanë qenë masa në mbrojtje të jetës. Për sa kohë që virusi është ende vigjilent nuk ka kohë për uljen e masave.

Ne po vazhdojmë me vaksinimin masiv të njerëzve kundër koronavirusit. Jemi të vendosur të realizojmë vaksinimin e 500 mijë banorëve brenda muajit maj.

Sot kemi vendosur të ndërmarrim disa masa të reja.

Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së lejuar të qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes duke filluar nga dita e nesërme data 12 Prill. Po kështu aktivitetin e bareve dhe restoranteve. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës policore nga ora 22:00- 06:00 të mengjesit.

Impakti i lehtësimit të mësipërm do të monitorohen në vazhdimësi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për një periudhë dy javore. Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, e cila është pasyqruar me rënien e ndjeshme të të shtruarve në spitale dhe fataliteteve Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet”,- deklaroi Manastirliu.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img