Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Manastirliu jep lajmin e mirë nga qendra shëndetësore: Vaksinat e para të Covax vijnë në shkurt

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f69f2fd4d8e0bba4a8edeff67d7c7d3d

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka vizituar qendrën shëndetësore “Qyteti Studenti, e cila është një nga gjashtë pikat e kryerjes së testit të shpejtë në Tiranë.

Ajo u shpreh se deri më tani 55,000 teste të shpejta janë kryer pa vonesë, me rezervimin online pranë mjekut të familjes, ndërsa vijon edhe testimi klasik me metodën PCR në laboratorët e specializuar.

Ndër të tjera ai tha se do të garantojë furnizimin me vaksinën antiCOVID përmes dy kontratave, drejtpërdrejt me Pfizer, si dhe nëpërmjet mekanizmit COVAX, të cilat sipas sajë dozat e para do të vijnë në shkurt.

“Kemi filluar vaksinimin me më shumë se 500 mjekë dhe infermirë të spitaleve COVID dhe vaksinimi do të vijojë, pasi ne kemi garantuar edhe vijimin e furnizimit me dozat e vaksinës nëpërmjet kontratës me Pfizer dhe gjithashtu edhe nëpërmjet COVAX, ku kemi parapaguar 4 milion dollarë dhe që pritet që furnizimet e para të vijnë në Shkurt. Vaksinimi ështe një armë më shumë për mposhtjen e këtij virusi, por ne duhet paralelisht të vijojmë me vigjilencë të shtuar, në mënyrë që të kontrollojmë situatën e epidemisë në vend”, tha Manastirliu.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img