Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Manastirliu jep LAJMIN E MIRË: Komiteti i Ekspertëve do të vendosë për lehtësim të masave kufizuese

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas përmirësimit të situatës epidemiologjike në vend, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të mbyllë pavijonet Covid në spitalet Rajonale.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në spitalin e Elbasanit, ku ishte e shoqëruar nga Taulant Balla.

Sipas Manastirliut prej 2 javësh situata në vend është e qëndrueshme, ndërsa sfidë tashmë mbetet shërbimi shëndetësor post-covid për pacientët të cilët shfaqin patologji të ndryshme.

Ndërsa rastet që do të kenë nevojë për hospitalizim nga rrethet, sipas ministres do të dërgohen në spitalin Covid 1 në kryeqytet.

Më tej ajo është shprehur se ulja e rasteve të reja me Covid-19 do të sjellë lehtësim të masave kufizuese. Manastirliu tha se së shpejti masat e reja do të komunikohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Më shumë

spot_img
spot_img