Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
2.1kmh
0 %
Sht
23 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Manastirliu: Jemi të sigurtë që po qarkullojnë variantet e reja të Covid, sepse shumë të rinj po…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b089b210ff6184607bab11c188aac32a

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka thënë se është e sigurtë që në Shqipëri po qarkullojnë variantet e reja të koronavirusit.

Kjo për shkak se janë shtuar shumë rastet dhe ka tepër të rinj me këtë infeksion. Ajo tha në “Opinion” se dy javë do qendrojnë në fuqi masat e vendosura dhe më pas do të bëhet një vlerësim tjetër.

Manastirliu: Situata epidemiologjike ka qenë me rritje ku mbizotëron rritja e incidencës në këtë javë. Trendi i rritjes vjen si pasojë e grumbullimeve në ambiente të mbyllura dhe qarkullimi i llojeve të tjera të viruseve. Kemi dyshime të qenësishme që variante të tjera të virusit Covid janë të pranishëm. Sepse ka dhe një fashë të grupmoshave të reja që po infektohen masivisht me këtë sëmundje. Ndaj kemi ndërmarrë masat e reja, jemi të detyruar.

Fevziu: Rrezikojmë në masa më strikte?

Manastirliu: Masat që ka vendosur komiteti do qendrojnë 2 javë, të cilat do të jenë vendimtare, dhe kërkohet sakrificë. Zinxhirit të infektuarve duhet t’i vëmë përballë zinxhirin e solidaritetit mes nesh. Zbatimi i masave në dy javët e ardhshme dhe se si ne do të reagojmë do të jenë përcaktuese. E përsëris që shëndeti mbetet në majë.

Fevziu: Ça u bë me vaksinën, u tret?

Manastirliu: Jo nuk u tret kemi kontraktuar 1.6 milionë doza për të vaksinuar 800 mijë shqiptarë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img