Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
47 %
2.6kmh
20 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Manastirliu inspekton punimet në Qendrën Teraupetike për Fëmijët që u dëmtua nga tërmeti: Brenda vitit do të bëhet funksionale

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet në Qendrën Kombëtare Teraupetike dhe Rehabilituese për Fëmijë, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Ajo tha se kjo qendër do të jetë funksionale brenda këtij viti, teksa shtoi se qendra do të kthehet në një hapësirë të dedikuar për shërbimet me shtretër, por edhe shërbimet ambulatore për fëmijët 0-18 vjeç me aftësi ndryshe.

“Brenda vitit përfundojmë rehabilitimin e kësaj qendre dhe e vendosim në funksion, pasi edhe pajisjet janë planifikuar në buxhetin e këtij viti. Do ta kthejmë në një hapësirë të dedikuar për shërbimet me shtretër, por edhe shërbimet ambulatore për fëmijët 0-18 vjeç me aftësi ndryshe”, tha Manastirliu.

Sipas saj, në fokus do të jetë kombinimi i shërbimeve për fëmijët me aftësi ndryshe.

“Fokusi ynë është kombinimi i shërbimeve. Pra ndihma që jepet duke u fokusuar tek ndihma financiare për lehtësimin e familjeve dhe fëmijëve me aftësi ndryshe. Por nga ana tjetër edhe alternimi me shërbime sociale dhe shërbime shërbime shëndetësore. Ndaj edhe kjo qendër i shërben rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve, duke ofruar pikërisht këto shërbime të integruara socio-shëndetësore”, tha Manastirliu.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img