Tirana
scattered clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
9 °
E martë, 31 Janar, 2023

Manastirliu inspekton punimet në Maternitetin e ri të Kukësit: Jemi në fazën e dytë të investimit, nënat do të lindin në kushte fantastike në maternitetin e rehabilituar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka parë nga afër punimet e fazës së dytë të investimit që po vazhdojnë për rehabilitimin e maternitetit të ri të Kukësit i cili do të inkorporohet në godinën qendorë të Spitalit Rajonal Kukës. Me anë të një video në facebook ku Manastirliu shihet me ekipin e mjekëve dhe infermierëve të maternitetit, ministrja tha se ky projekt do të ndryshojë tërësisht shërbimet për qytetarët e Kukësit.

“Jemi ende duke punuar pasi jemi në fazën e dytë të investimit të këtij projekti që do të ndryshojë tërësisht shërbimet për qytetarët e Kukësit. Kënaqësia këtu e madhe është që të gjitha nënat apo kush do të bëhet nënë do të ketë me të vërtetë kushte fantastike në maternitetin e rehabilituar edhe çekun e bebes që tashmë është një shpërblim për çdo fëmijë që vjen në jetë në Republikën e Shqipërisë”, tha Manastirliu.

Duke falenderuar mjekët për punë e tyre, Manastirliu ka bërë me dije se të tjerë mjekë do t’i bashkohen spitalit të Kukësit pas përfundimit të specializimeve këtë vit.

“Unë dua t’ju falenderoj shumë për punën. E di që keni sakrifikuar shumë përgjatë kësaj periudhe, edhe në kohë pandemie edhe duke u investuar. Keni bërë të gjitha ato sakrificat që duhet të bënim që edhe investimet të ecnin por edhe shërbimi ndaj qytetarëve të ofrohej. Shumë faleminderit edhe doktoreshave që na janë bashkuar edhe që ofrojnë shërbim këtu. Të tjerë mjekë do të vijnë në Spitalin e Kukësit me përfundimin e specializimit këtë vit”, tha Manastirliu.

Materniteti i ri i në Spitalin Rajonal të Kukësit do të pajiset me të gjitha pajisjet e reja për repartin e obstetrikës dhe gjinekologjisë, duke filluar që nga pajisjet për sallat e reja të operacionit, bllokut të lindjeve etj. Me ndërtimin e maternitetit të ri në Spitalin Rajonal Kukës nënat dhe fëmijët do të marrin shërbim me standardet më të larta.

Më shumë


spot_img








spot_img