Hapësire reklamuese

Aktualitet

Manastirliu flet për pasaportën e vaksinimit në Komisionin, Spaho: Si do e monitoroni “grenn pass-in” në lokale, shqiptarët mendojnë si ta thyejnë ligjin...

Shkruar nga Newsbomb
Manastirliu flet për pasaportën e vaksinimit në Komisionin,

Në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2022, ku ministrja Ogerta Manaslirliu ka bërë prezantimin

E teksa ka biseduar për buxhetin, Manastirliu edhe një herë ka përmendura pasaportat e vaksinimit, për të hyrë në lokale.

Ndërsa Spaho është shprehur se duhet tu jepet avantazh të vaksinuarve dhe jo atyre që nuk janë vaksinuar.

Pjesë nga debati:

Spaho: Procesi i vaksinimi si mjeti i vetëm për t’i dhënë fund pandemisë. Po mendoni të vendosni green pass-it për ambientet publike is kafe e restorant. Jam  skeptik që kjo mund të administrohet, në Tiranë janë 10 mijë bare kafe dhe s’mund t’i vëmë polic që të zbatoje rregullin, për më tepër që kultura e zbatimit të ligjit këtu te ne është e ulët, në 24 orë ne mendojmë si ta thyejmë ligjin jo ta zbatojmë? Pse nuk merren masa për universitetet, hyjnë të gjithë si të vaksinuar dhe të pavaksinuar. Po i kthehen mësimit online? Po pse ky ishte qëllimi vaksinimit? Masat duhet të synojnë penalizmin e të pavaksinuar dhe tu jepet avantazh këtyre të vaksinuarve, por po bëjmë të kundërtën

Manastirliu: Për të patur një dimër sa më të lehtë lind nevoja për të rritur mbulesën vaksinale sidomos tek të rinjtë, kemi vendosur edhe detyrimin për paraqitjen e greenpass për çdo universitet dhe jemi duke monitoruar më shumë kujdes mbulesën vaksinale. Ka patur rritje të mbulesës vakisnale në universitete por ende nuk është aty ku duhet. Këtu kërkohet një ndërgjegjësim nga ana e të gjithëve, po bashkëpunojmë me universitetet. Në nuk rekomandojmë si bëhet mësimi, por kemi detyrim të themi se kushdo që paraqitet fizikisht duhet të jetë i vaksinuar. Sa i përket greenpass jemi duke e vlerësua seriozisht.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll