Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Manastirliu flet nga Pediatria e re: Fëmijët janë të parët për ne! Rama: Këtë mandat, QSUT kthehet në kompleksion spitalor më të madh në rajon

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pediatria e re e Tiranës është hapur sot në QSUT. E ndërtuar nga e para dhe me ambiente bashkëkohore, Pediatria do të presë të gjithë fëmijët që kanë nevojë për shërbim shëndetësor, shkruan newsbomb.al.  

Kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu ndodhen atje dhe po mbajnë fjalën e rastit.

“Fëmijët janë të parët dhe mirqenia e tyre orioneton politikat tona. Investimi te fëmijët është një investim që mbart sigurinë se e nesërmja do jetë më e mirë. Ky spital kishte pak kohë që kishte filluar të hidhte themelet, ndërkohë që Shqipëria u përballë me pasojat e tërmetit shkatërrimtar. Sistemi shëndetësor u vendos në një situatë të madhe. Falë stafeve dhe investimeve, ia dolëm”, tha ministrja.

Kurse kryeministri Rama, tha se brenda këtij mandati me punimet që do të kryhen, QSUT do të kthehet në kompleksin spitalor më të madh në rajon. Rama premtoi rritje pagash për mjekët dhe tha se kjo do të vazhdojë vit pas viti.

“Plotësimi i kushteve për tu dhënë mjekëve hapësirë optimale për të ushtruar profesionin është motiv i fortë për të shërbyer me përkushtim. Sigurisht njerëzit janë kyçe për të bërë ndryshimin, por është e pamundur të imagjinosh se ato do të japin më të mirën e tyre kur kushtet janë të pafavorshme.

Puna këtu vazhdon. Mua më vjen mirë që sipas parashikimeve realiste, brenda këtij mandati do përbullim punimet në QSUT që të kthehet në kompleksin më të madh spitalor të rajonit, jo Shqipërisë. Po bëhet çdo ndërhyrje, jeni vetë dëshmitarë. Nuk ka krahasim kjo me Pediatrinë që ishte. Brenda këtij mandati përmbyllim çdo pjesë të QSUT që ka nevojë të hyjë në këtë standard”, tha Rama ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img