Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Manastirliu e Klosi takojnë operatorët turistikë: Nga sot mund të aplikoni për stacion plazhi, s’do ketë më nga ata që nuk ofrojnë kushte

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrat Ogerta Manastirliu dhe Blendi Klosi kanë zhvilluar sot një takim me operatorët turistikë për sezonin e verës. Fokus ka qenë padyshim bregdeti.

Sipas Manastirliut, po vazhdon me shpejtësi procesi i vaksinimit të stafeve të hoteleve që brenda muajit Maji i gjithë procesi të jetë përmbyllur.

“Do të vijojmë vaksiniomet në mënyrë që të kemi një sezon turistik më të lehtësuar. Brenda muajit Maji të përfundojmë vaksinimin e punonjësve të strukturave akomoduese. Në qendrat e vaksinimit apo strukturat vet”, tha ajo.

Ndërkohë, ministri i Turizmit bëri me dije se nga sot kushdo që është i interesuar për të marrë një stacion plazhi, mund të aplikojë në e-Albania. Ai bëri me dije se nuk do të ketë më stacione plazhi të licensuara që nuk plotësojnë kushtet.

“Sot, deklaroj publikisht se hapet sistemi i aplikimit për operatorët turistikë që duan të posedojnë një stacion plazhi. Parimet do të jenë të njëjta si në vitin 2020, ku ia dolëm të kishim një sistem efikas.

Nuk do të pranojmë të kemi stacione plazhi nga persona që nuk kanë mundësi të ofrojnë shërbim të mirë, pastërti dhe siguri. Të punojmë dhe me Policinë që të mos kemi ndërtime pa leje në zonat e plazheve”, u shpreh Blendi Klosi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img