Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Manastirliu: Do të zgjerojmë rimbursimin e barnave për pensionistët, nga 1 korriku rritet paga e mjekëve dhe infermierëve

Shkruar nga Newsbomb
Manastirliu: Do të zgjerojmë rimbursimin e barnave për

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Kongresi i Partisë Socialiste ku po mbahet paneli i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u shpreh se lista e barnave me rimbursim do të zgjerohet më tej në ndihmë të kategorisë së pensionistëve.

"Siguruam për më shumë se 400 mijë qytetarë dhe vijojmë të sigurojmë barna të rimbursueshme, ku alernativa e parë dhe e vetme në listën e rimbursimit të barnave është falas, por a duhet të bëjmë më shumë? Patjetër që po. Në do të mundësojmë që pensionistët, që grupet më në nevojë, ata pensionit që kanë pensione jo të larta, të mundet të aksesojnë edhe një listë të pasisjeve mjeksore sikurse janë fishat e diabetit", deklaroi Manastirliu.

Ajo ndër të tjera tha se rroga e mjekëve dhe infermierëve do të rritet nga data 1 korrik.

“Aseti ynë më i çmuar janë mjekët dhe infermierët tanë për të cilët investimet nuk kanë ndalur, qoftë në investimin e kushteve të punës, qoftë edhe në premtimin e mbajtur në dy mandatet e vështira, 63 % janë rritur pagat për mjekët dhe infermierët. Do vijojmë t’i rrisim pakat për mjekët dhe infermierët edhe këtë vit duke filluar nga 1 korriku. Edhe pse po përballemi me vështirësi ne do ta çojmë deri në fund zotimin tonë” tha ajo ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese