Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Manastirliu diskuton me ekspertët e Komitetit: Në Shqipëri janë përhapur Delta dhe Omicron, domosdoshmëri vaksinimi dhe doza përforcuese

Shkruar nga Newsbomb
Manastirliu diskuton me ekspertët e Komitetit: Në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, është takuar sot me ekspertët e Komitetit Teknik dhe kanë diskutuar për përhapjen e pandemisë së Covid në vendin tonë dhe masat që duhen marrë për frenimin e rritjes së rasteve pozitive.

"Me ekspertët e Komitetit Teknik për të diskutuar për situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anticovid.

Është domosdoshmëri VAKSINIMI i të pavaksinuarve dhe aplikimi i DOZËS PËRFORCUESE, për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet, në kushtet e përhapjes në vendin tonë të variantit Delta dhe Omicron.

Zbatimi rigoroz i masave në fuqi, mbajtja e maskës në të gjitha ambientet e brendshme dhe kudo ku nuk ruhet distanca, shmangja e grumbullimeve dhe ruajtja e distancës si dhe higjiena ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së virusit", thuhet në njoftimin e shpërndarë nga ministrja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese