Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
100 %
1.5kmh
90 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Manastirliu bën apel: Vaksinohuni, mos humbni kohë! Çdo i pavaksinuar përbën kosto të madhe për sistemin shëndetësor

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu ka ndjekur sot nga afër procesin e vaksinimit anti-Covid në Poliklinikën Qendrore, në Tiranë. Ajo u shpreh se fokusi tashmë është vaksinimi i çdo qytetari mbi 18 vjeç, duke shtuar se qeveria është duke negociuar me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza vaksinash.

Fokusi është tek vaksinimi i çdo qytetari +18 vjeç. Ndaj ne jemi duke krijuar mundësinë që edhe në ato pika të ofrimit të kujdesit shëndetësor siç janë poliklinikat, tashmë të kemi hapur pikat tona të vaksinimit. Ky është një shembull, edhe këtu në poliklinikën qendrore, siç e njohim të gjithë, ku çdo qytetar mund të vijë dhe të kryejë vaksinën. Mjafton të ketë kartën e identitetit. Padyshim ne do të vazhdojmë që ta konsiderojmë jo vetëm çdo ditë, por sidomos muajin shtator, një muaj vendimtar për të rritur mbulesën vaksinale, duke qenë se jemi afër hapjes së shkollave, më tej universiteteve”, u shpreh Manastirliu.

Manastirliu theksoi se çdo i pavaksinuar përbën një kosto për jetën dhe shëndetin e vetes, por edhe të shoqërisë, ndaj procesi i vaksinimit është shumë i rëndësishëm.

Çdo i pavaksinuar është një kosto, përbën një kosto jo vetëm për jetën dhe shëndetin e vetvetes, por gjithashtu edhe për familjarët, për shoqërinë. Është një kosto për sistemin shëndetësor. Duhet të kuptojmë që në Infektiv kemi 95% të rasteve, mes tyre janë edhe raste të rënda, që janë të pavaksinuar. Pikërisht fakti që janë të pavaksinuar dhe janë në një gjendje të rëndësuar shëndetësore është një arsye më shumë që të gjithë qytetarët të vaksinohen sa më shpejt, pa humbur kohë, për të mbrojtur jetën, shëndetin, për të ulur risqet dhe pasojat që sjell mungesa e vaksinimit”, tha Manastirliu.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img