Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Manastirliu: Brenda Qershorit mbyllet faza e parë e punimeve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Shkruar nga Newsbomb
Manastirliu: Brenda Qershorit mbyllet faza e parë e punimeve në

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar sot se brenda muajit Qershor do të përfundojë faza e parë e projektit për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit, “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.  

“Një vepër e infrastrukturës, jo vetëm që do të plotësojë kërkesat e mjekëve nga pikëpamja e cilësisë së shërbimeve, sepse do të zgjerojë kapacitetet, por nga ana tjetër do të krijojë kushte për t’u zhvilluar akoma më shumë përsa i përket burimeve njerëzore. Investimi po ecën me ritme të mira dhe ne kemi si objektiv ta përfundojmë përpara afatit që është vendosur në kontratë, do të finalizohet faza e parë brenda muajit Qershor, për të vijuar më pas investimin në strukturën aktuale apo godinën klasike të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, tha ministrja.

Gjatë inspektimit të punimeve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Manastriliu u shpreh se programi për nënën dhe fëmijën është një program tashmë i shtrirë në të gjithë vendin, me investime që po kryhen nga veriu në jug.

“Programi për nënën dhe fëmijën është një program tashmë i cili është shtrirë në të gjithë Shqipërisë, në zemër të Shqipërisë në Tiranë me investimin madhor në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”; jemi gjithashtu duke investuar në bllokun e sallave të maternitetit “Koço Gliozheni” dhe në qendrën e gruas aty; po përfundojmë dhe një seri investimesh të rëndësishme në maternitete dhe në spitale pediatrike gjithashtu. Materniteti i Beratit hap dyert brenda muajit shkurt, ndërsa Brenda vitit do të kemi gjithashtu një maternitet të përfunduar të ri brenda korpusit të spitalit të Kukësit, për të gjithë zonën e veriut të vendit”, u shpreh Manastirliu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese