Hapësire reklamuese

Aktualitet

Manastirliu: 2,670 familje në Lezhë kanë përfituar bonusin e bebes për çdo të porsalindur

Shkruar nga Newsbomb
Manastirliu: 2,670 familje në Lezhë kanë përfituar bonusin e

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se rreth 2.670 familje në qytetin e Lezhes kanë përfituar nga programi universal i bonusit të bebes për çdo të porsalindur.

Ministrja ka publikuar fotot e veçanta të ardhjes në jetë të foshnjave në Maternitetin e ri të LEzhës.

Gjithashtu ajo ka theksuar se në këtë maternitet ofrohet një shërbim mjekësor i kualifikuar, duke shtuar se nuk do të ndalen investimet për ndërtimin e materniteteve të reja në Berat, Kukës dhe Tiranë.

“Si Dorina, Sonela dhe Lida, nënat e reja që sjellin në jetë fëmijët e tyre në Maternitetin e Ri të Lezhës kanë të garantuar shërbim mjekësor të kualifikuar, në infrastrukturë të standardeve bashkëkohore. 2,670 familje që janë gëzuar me fëmijë në Lezhë kanë përfituar edhe nga programi universal i bonusit të bebes për çdo të porsalindur. Vijojmë pa u ndalur me investimet shëndetin e nënës dhe fëmijës, për ndërtimin e materniteteve të reja edhe në Kukës, Berat dhe Tiranë”, shkruan Manastirliu.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll