Hapësire reklamuese

Rajoni

Mami nxori armën dhe qëlloi babin”, flet vajza 12-vjeçare e shqiptares që qëlloi me armë ish partnerin grek

Shkruar nga Newsbomb
Mami nxori armën dhe qëlloi babin”, flet vajza 12-vjeçare

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u shënua në Greqi në Chalandri, ku një shqiptare qëlloi me armë disa herë ish partnerin e saj grek, me të cilin kishte dhe një vajzë 12-vjeçe.

Klaudia Celo kishte shkuar pranë shtëpisë së ish burrit dhe kur ai kishte dalë nga makina e ka qëlluar 4 herë më armë në bark, në sy të vajzës së vogël.

Në lidhje me ngjarjen shqiptarja tha se ishte ish partneri grek që kishte nxjerrë armën dhe pretendonte se kjo ia mori nga duart dhe e qëlloi.

Dëshmi që është hedhur poshtë nga vajza 12-vjeçare, e cila tha se mami kishte nxjerrë armën dhe kishte qëllua mbi babin e saj, mjek okulist.

Për mediat greke sot foli edhe bashkëshortja e mjekut. Bashkëshortja e mjekut 68-vjeçar foli për ngacmime të vazhdueshme nga 49-vjeçarja, edhe pse familja kishte marrë masa paraprake ndaj saj.

Mjeku është në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjeku okulist në një operacion 8 orë i janë hequr 4 plumba.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.