Çifti i famshëm Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të parë muajin e kaluar.
Ata janë bërë me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Zëri.
Çifti janë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku herë pas here publikojnë foto dhe me vogelushin e tyre.
Pak minuta më parë mami Elita ka postuar në ‘Instagram’ një foto tepër të bukur ku në të shfaqet Gjiko duke puthur bashkëshorten teksa në kraharor mban Zërin i cili është duke fjetur.
‘Dashuria e familjes është bekimi më i madh i jetës’, shkruan Elita.