Hapësire reklamuese

Showbiz

Mamaja e Rita Willson qenka nga fshati Sotirë i Shqipërisë, por bashkë me Tom Hanks marrin nënshtetësinë greke

Shkruar nga Newsbomb
Miçotaqis dhe Tom Hanks me bashkëshortet e tyre

Çifti i Hollivudit Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson janë tashmë zyrtarisht shtetas grekë. Lajmi është bërë i ditur përmes Instagramit nga kryeministri i Greqisë Qirjako Miçotaqis.

Në foton që ai ka publikuar në rrjete sociale, shihet me gruan Mareva Grabowski dhe Tom Hanks 64 vjeç, me gruan e tij Rita Wilson 63 vjeçe. Çifti hollivudian shihen duke mbajtur në dorë pasaportat greke, bashkë me Miçotaqis dhe gruan e tij në krah.

Si Hanks dhe Wilson kanë qenë pushues në Greqisë për vite me radhë. Mamaja e Ritës, Dorothea Tzigkou ka lindur në fshatin Sotirë në Shqipëri ngjitur me kufirin grek.

Së fundmi çifti ka festuar 64-vjetorin e Hanks në ishullin Paros në Greqi, në fillim të muajit. Greqia i ka dhënë shtetasi greke gjithë familjes së Hanks, përfshirë fëmijët e tij Kolin 42, Elizabeth 38, Chet 29 dhe Truman 24 vjeç.

Hanks dhe Wilson u njohën me Miçotaqis së fundmi kur u paraqitën për dokumentet dhe pasaportën. Aktorët gjithashtu zotërojnë një shtëpi në ishullin Antiparos në Greqi, ku blenë një hapësirë toke dhe ndërtuan një vilë në 2004. Ata blenë një tjetër shtëpi në Greqi në 2018.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu