Hapësire reklamuese

Showbiz

Mamaja burrneshë s’do ta lëshojë vajzën e vetme për t’u martuar… Sakrifica e dhëndrit i befason të gjithë

Shkruar nga Newsbomb

Sanija ka ftuar vajzën e saj, Elsën me dhëndrin, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare, moderuar nga Ardit Gjebra, për t’u dhënë një mesazh dhe për t’u bërë gjithashtu një lojë. Po ajo nuk e di që edhe asaj do t’i bëhet një lojë nga dhëndri i saj, Miraldi.

Sanija rrëfen se është nga Tropoja dhe se bashkëshortin e saj, Elezin, e ka njohur në vitin 1976 në hidrocentralin e Fierzës, ku ai punonte si eskavatorist, ndërsa Sanija si vinçiere, pra të dy me makineri të rënda.

Ata u martuan dhe lindën dy djem, por kur djali i vogël pa filmin “Taulanti kërkon një motër”, e kërkoi edhe ai një motër. Pas 3 vitesh do të lindte Elsa, e cila u bë një studente shumë e mirë.

Për sa i përket lidhjes së saj me Miraldin, Sanija e krahason situatën kur e mori vesh me komedinë “Pallati 176”, por më pas e kuptoi që ai ishte i duhuri për Elsën. Ajo mendon se të bijës i ka ngelur brengë nëse ajo është plotësisht dakord për martesën e tyre, që do të bëhet më 29 Korrik.

Elsa dhe Miraldi kanë pranuar ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vijnë në studion e “E diela shqiptare”.

Të pyetur nga Arditi se kush mendojnë se ua ka bërë këtë surprizë, thonë se mendojnë se mund të jetë motra e Miraldit, babi ose mami i Elsës. Miraldi rrëfen se ai ka lënë gjithçka që kishte në Torino, duke përfshirë edhe familjen, për Elsën.

Kur shfaqet Sanija në ekranin e murit ndarës, Elsa shpreh emocione.

Elsa – Ah moj mami, çfarë më bëre!

Sanija – Elsa, ti e di që kur e kemi ndarë datën e martesës, mami ka fjetur shumë pak. Ti e di sa shumë të dua, s’ta kam shprehur, prandaj të kam thërritur këtu sot. Mos qaj se s’e kemi me të qarë. Unë nuk jam akoma e bindur që kjo dasëm të bëhet sivjet.

Arditi – Por ata kanë 6 vjet bashkë. Kur të bëhet dasma?

Sanija – Për 2 vite mirë është. 

Elsa – Nuk është e vështirë vetëm për atë… Është edhe për mua sepse jemi shumë të lidhura.

Miraldi thotë se ai jeton prej 4 vitesh vetëm në Tiranë, duke pritur se kur do të jetë gati Elsa dhe familja e saj për t’u martuar, por nëqoftëse ato kanë nevojë për kohë, ai do të presë.

Elsa – Mendoj që ka ardhur koha që edhe unë të shkëputem, por…

Sanija – Mami nuk ia prish gocës. Nuk dua ta torturoj më. Ishte një shaka.

Elsa, shpeshherë ti më shikon me dyshim që unë s’jam e bindur plotësisht për fejesën dhe martesën tuaj. Kam ardhur sot të të jap mesazhin që unë me zemër e me shpirt jam dakord që ju të kaloni një jetë të lumtur.

Aldi është një djalë i mrekullueshëm, që kur e kam parë e kam ditur që ky do të jetë fati yt sepse ju jeni lindur për njëri-tjetrin. Mami të do shumë, kam bërë gabime, të kam cënuar lirinë. Të kërkoj ndjesë që nuk ta kam shprehur kurrë dashurinë dhe se je e bukur, vetëm nga frika se mos gabon.

Elsa – E ke shprehur mami, jo me fjalë por me vepra. Jam me fat që të kam.

Miraldi – Më fal, të them diçka. Doja ta leja surprizë për pak më vonë, por meqënëse ra muhabeti dhe është vendi i duhur, po ta them që tani.

Unë këto ditë kam shitur shtëpinë dhe kam gjetur akomodim në Belgjikë. Domethënë, ne pas martesës do ikim për të jetuar përgjithmonë atje.

Sanija – Zoti jua priftë mbarë kudo që të shkoni, vetëm të jeni të lumtur!  E kam të dhimbshme, e kam të vështirë, por lumturinë tuaj s’do e prish kurrë.

Miraldi – Faleminderit. Do të ikim në 1 Gusht e nuk do të kthehemi më.

Sanija – Çfarë të bëjmë, unë i kam marrë dy nuse, më takon të jap një vajzë.

Miraldi – Në fakt ishte një shaka, për atë shakanë e shtyrjes së dasmës.

Sanija – E di unë atë, bëj pjesë në ato burrnesha që nuk e hanë presionin.

Sania përqafohet me të bijën dhe dhëndrin, duke na treguar kështu dashurinë e madhe të nënës për të bijën, si dhe dashurinë e pakushtëzuar të një mashkulli për femrën e tij, i cili heq dorë nga gjithçka për të.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.