Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mallkimi! Përhapja e gaforreve blu në ujërat shqiptare po rrit dëmet për peshkatarët

Shkruar nga Newsbomb
Gaforrja blu

Përhapja e gaforreve blu në ujërat shqiptare po rrit dëmet për peshkatarët, të cilët shohin tashmë si zgjidhje të vetme konsumin e tyre.

Gaforrja e ardhur vitet e fundit nga brigjet e Gjirit të Meksikës po bllokon rrjetat dhe po dëmton ekosistemin duke vënë në vështirësi mijëra familje që jetojnë me peshkimin.

Gaforrja blu rrit dëmet për peshkatarët shqiptarë
 
Në brigjet e Adriatikut ajo shfaqet mbresëlënëse me këmbët dhe kthetrat që i kanë dhënë emrin “gaforrja blu”, por për peshkatarët po kthehet, sic thonë vetë ata, në një mallkim të vërtetë. “Ne ia kemi vënë emrin “alien” pasi ashtu ka ardhur dhe po na sjell pasoja të mëdha", thotë Besmir Hoxha, një peshkatar në Divjakë që mban ekonominë e familjes me pesë anëtarë, duke peshkuar.

Ka nja gjashtë a shtatë vjet që kjo gaforre është bërë shumë problematike, ka hyrë nëpër laguna, i është përshtatur dhe vendit këtu dhe nuk po mundemi ta largojmë. Në ia kemi vënë emrin “alien” pasi nuk të lë të bësh qetësi. Me këmbët që ajo ka e bën rrjetën copa”, thotë ai.

Teksa Stilian Kisha afrohet pas 6 orë qëndrimi në det në brigjet e Divjakës me varkën e tij, arka që ai zbret, flet për më shumë gaforre sesa peshk, në gjuetinë e ditës.

E shikoni vetë këtë pushtuese, gaforrja krahas peshkut po na dëmton edhe rrjetat që kushtojnë shumë", thotë Stiliani.

Krahas peshkut na dëmton materialet, rrjetat tona që janë të kushtueshme. Në një sezon tre mujor që gjuajmë sepie, duhet të bëjmë dy tre herë rrjetën që të arrijmë të gjuajmë”.

Gaforrja blu është një lloj invazive që është përhapur me shpejtësi të madhe vitet e fundit në ujrat shqiptare”, thotë Ervin Allushi, biolog në Agjensinë e Zonave të Mbrojtura të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Gaforrja blu është një lloj invazive që e ka origjinën e saj nga Atlantiku Perëndimor dhe Gjiri i Meksikës. E shohim dhjetë vite e fundit në ujrat shqiptare dhe gjithë Mesdheun. Është një lloj invazive që prish ekuilibrat natyrore të gjallesave nënujore, por është një shqetësim dhe për peshkatarët pasi u dëmton rrjetat, por dëmton dhe sasinë e peshkut që ata peshkojnë gjatë gjuetisë”.

Ndërsa dëmet e shkaktuara nga gaforrja blu janë në rritje jo vetëm në zonat detare nga Shëngjini në Sarandë, por edhe në lumenj dhe laguna peshkatarët janë skeptikë për gjetjen e zgjidhjes. Peshkatari Besmir Hoxha thotë se nuk ka treg pasi e vetmja zgjidhje do ishte konsumi.

Nga viti në vit po pakësohet peshku. Sepse ajo nuk e lë të bëjë qetësi, të vijë të kullosë në bregun e detit, të gjejë ushqimin dhe e ngacmon gjithë kohën. S`kemi gjetur zgjidhje sepse s`ka shitje. Po të kishte shitje, sic gjuajmë peshkun, do gjuanim gaforret“.

Edhe biologu Allushi e sheh përmirësimin e situatës tek rritja e konsumit.

Peshkatarët janë skeptikë sepse numri i gaforreve rritet pasi ato shumohen me një ritëm të shpejtë. E vetmja gjë që mund të themi është konsumimi sa më i madh nga ana e njerëzve dhe mbledhja më e madhe e tyre në det apo laguna nga peshkatarët”.

Në Shqipëri gaforrja blu tërhiqet pak nga restorantet ku një kilogram peshkatarët arrijnë ta shesin rreth 1 dollarë. Peshkimi në përgjithësi është në mbijetesë, thotë Stiliani.

Ne gjuajmë me mjete artizanale, varkat i bëjmë vetë , kush ka një motor të vogël edhe ai me defekte pasi s`ka mirëmbajtje. Bregun e detit e kemi të zhveshur dhe të pa mbrojtur dhe bën det i fortë. Janë kushte mbijetese”.

Ndërsa gaforret shtohen me shpejtësi pasi femrat shtrojnë miliona vezë specie të tilla të vlerësuara nga biologët si pushtuese në Mesdhe përbëjnë një problem madhor pasi ndikojnë faunën detare vendase.

Biologu Allushi flet për ndikimin e këtyre specieve në ekuilibrin e jetës nënujore në Shqipëri.

“Është një gaforre që ka ardhur me ngrohjen globale dhe me rritjen e temperaturës së detit. Janë krijuar një seri kushtesh të favorshme për këto lloj speciesh invazive që të shtohen në mënyrë të shpejtë në ujrat shqiptare duke prishur edhe ekuilibrin natyror dhe të kemi edhe një rënie të specieve vendase”.

Lufta e peshkatarëve me gaforren blu pritet të jetë e gjatë në ujrat shqiptare, pasi shumimi i shpejtë i saj nuk lë vend për optimizëm./VOA

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.