Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
0kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

MALLËNGJYESE/ Nëna e mjekut Aleksandër Baloi merr “Nderin e Urdhërit të Mjekut” për djalin që humbi në ujrat e Adriatikut

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2a54105d9e88f2a6ccdeacf0a87b7cc2

Vitet që kaluan pa djalin e saj, mjekun anestezist Aleksandër Baloi, e kanë vrarë së gjalli nënën e tij. Por, veç dy ditë më parë, energjia u rikthye, ndërsa djalit të saj, të humbur në ujërat e detit Adriatik mesnatën e 16 korrikut 2006, iu akordua titulli “Nder i Urdhërit të Mjekut” nga ana e ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Tashmë nënës së Aleksandër Baloit, I ka mbetur kjo kartë e medalje në dorë. Por ende një varr a një pllakatë që nëna të qajë djalin e saj të humbur.

Të gjitha këto emocione I përcjell për miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, mjeku Arben Gjata.

“Mallengjim dhe emocione te forta, ndersa i dorezoja titullin “Nder i Urdherit te Mjekut” nenes te kolegut dhe mikut tim te paharuar Aleksander Baloi, rene në krye te detyres, në nje fluturim tragjik mbi Adriatik! Bashke me Zana Flloqin, Kujtim Hysin, Agim Qarin, etje, kemi edhe ne mjeket, te renet tane në Luften për Jeten! Qofshin te paharuar! Falenderime te vecanta Fatmir Brahimaj dhe Ogerta Manastirliu qe e bete te mundur kete perkujtim me se te merituar!” shkruan mjeku Gjata në rrjetet sociale.

Aleksandër Baloi, mjeku anestezist në QSUT u nda nga jeta në moshën 40 vjecare, me helikopterin që po dërgonte drejt Italisë, politikanin Gramoz Pashko dhe djalin e vet Rubenin.

Në këtë aksident tragjik humbën jetën 6 persona: Vangjel Çondi, pilot I parë I helikopterit, Demush Heba, pilot; Qemal Koni, inxhinier fluturimi; Aleksandër Baloi mjek reanimator, I vetmi mjek që në momentin e nisjes së avionit ishte I pajisur me vizë Shengen, si dhe Gramoz Pashko dhe djali I tij Rubeni.

Në 20 nëntor 2006, presidneti I republikës Alfred Moisiu, dekoroi Aleksandër Baloin me Medaljen e Artë të Shqiponjës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img