Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Maliqi për Reformën Zgjedhore: Rama do ngërçin politik, po përçan opozitën parlamentare

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Maliqi u shpreh se Rama po përçan opozitën parlamentare për të hequr votat për miratimin e marrëveshjes duke e refuzuar atë.

Maliqi i ka bërë thirrje dhe ndërkombëtarëve se marrëveshja për Reformën Zgjedhore duhet të vijë sa më shpejt në Kuvend. Ai është shprehur se Rama po përçan opozitën parlamentare.

"Disa deputetë, mbi 10 deputetë të opozitës parlamentare do të votonin marrëveshjen e dakordësuar në Këshillin Politik. Rama vazhdon skenarin për bojkotin e marrëveshjes. Ka dy rrugë, ose t’i bindet ndërkombëtarëve ose mos i bindet. Të bjerë marrëveshjen në Kuvend dhe ta votojmë. T’i bindet ndërkombëtarët dhe të pranojë sistemin e SHBA. Rama nuk do as marrëveshjen dhe as lista të hapura. Do ngërç politik. Skenari tjetër pasi përçau opozitën parlamentare. Përdor opozitën e re që e ka bërë lëmsh me Taulantin. Deputetët e ndershëm janë gati të votojnë marrëveshjen, por Rama do krizën politike. E kam thënë dhe e them që ky nuk fiton dot zgjedhje. I bëj thirrje ndërkombëtarëve që të bëjnë sa më shpejt marrëveshjen pasi shqiptarët kanë nevojë për të," u shpreh Maliqi në konferencë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll