Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Maliqi i ’14 vjeç dhëndërr’ feston 65-vjetorin, regjisori i bën urimin e veçantë: Mbase do lihet mënjanë festa e grave, e do kujtohesh ti

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8b9594ef591833375907e5a5112bfb37

Sot në 8 Mars, aktori mbreslënës i kinematografisë shqiptare, Zef Mosi, ka ditëlindjen e 65-të.

I njohur më së shumti për rolin e tij të spikatur në filmin “Përrallë nga e kaluara”, frymëzuar nga vepra e Andon Zako Çajupit, “14 vjeç dhëndërr”, Mosi ka lënë gjurmë në kulturën shqiptare të filmit dhe kinematografisë.

Regjisori i njohur Pëllumb Kulla i ka bërë një urim të veçantë përmes një shënimi në rrjete sociale, teksa thotë se ndoshta një ditë në 8 mars do të lihet mënjanë festa e gruas dhe do të kujtohet ai, i madhi Maliq, aktori i talentuar Zef Mosi.

Shënimi i Pëllumb Kullës

GËZUAR DITËN E LINDJES, ZEF! Sot në ditën e tetë të marsit, Zef Mosi ka Ditëlindjen e 65!. E uroj kështu, publikisht, meqenëse dhe person publik është, si një nga artistët mbresëlënës në kinematografinë shqiptare, si një nga aktorët e preferuar të kryemjeshtrit Anagnosti, si një nga realizuesit më të goditur në personazhet e komedisë sime “Sa shumë gjethe…” dhe si një artist i angazhuar në plot veprimtari të tjera. I dashur miku im! Sot ka qëlluar rastësisht që mund të ketë shumë festa, trokitje gotash, sidomos mes grave, me njëra-tjetrën… Por janë për tjetër gjë ato gota. Uroj që në një të ardhme u festoftë masivisht edhe për ty 8 marsi! Ku i dihet ç’sjell fati! Ti je ende i ri. Mbase ti do të bësh që festa e tërë grave të botës te lihet menjanë edhe të festohet ardhja jote në dritë në një 8 mars te 1955!… Ne ta urojmë: Gëzuar!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img