Hapësire reklamuese

Politikë

Maliqi bën 'parashikimin' e radhës: Opozita e Bashkuar i fiton zgjedhjet (Tregon ç'do ndodhë në vjeshtë)

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_356620" align="alignnone" width=""]Lefter Maliqi[/caption]

Deputeti Lefter Maliqi ka bërë parashikimin  e radhës në lidhje me vijimin e situatës politike në vend.

Edhe pse nuk shquhet për "goditje në shenjë", pasi kujtojmë që para zgjedhjeve lokale të 2019-ës tha se ato nuk do të zhvillohen dhe se PD dhe LSI së bashku me popullin do dalin në rrugë dhe do i ndalojnë votimet, Maliqi shprehet i bindur se opozita e bashkuar do t'i fitojë zgjedhjet e ardhshme.

Gjithashtu Maliqi thotë për oranews se si pasojë e pakënaqësisë, populli do të zgjohet dhe do të kemi një reagim të madh.

Maliqi: Një pushtet që merret me manipulim, krim, dhe vjedhje, asnjëherë nuk është në shërbim të elektoratit. Ne këtë e kemi parë gjatë këtyre viteve. Nuk diskutohet që në zgjedhjet e ardhshme, që unë them të bëhet sa më shpejt, opozita e bashkuar pavarësisht mangësive që ka, është e sigurt në fitore. Rama nuk e dorëzon pushtetin lehtë, përveç një mobilizimi total në çdo qendër votimi, në çdo KZAZ, duke qenë opozita kompakte dhe e bashkuar ndaj këtij sekti kriminal. Ky është një frikacak i cili e mori pushtetin me krimin, dhe është i mbajtur peng. Ky është një Ramashenko i dytë, nëse Lukashenko doli me automatik, ky del me antiplumb. Unë kam besim te një zgjim te vjeshta, do ketë një zgjim të madh. Besoj dhe shpresoj që shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme do të dijnë të votojnë e të zgjedhin deputetë me integritet. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll