Mali i Zi shpall ‘non grata’ ambasadorin serb: Ndërhyn në punët e brendshme

Publikuar tek: rajon, më 23:04 28-11-2020 Mali i Zi shpall ‘non grata’ ambasadorin serb: Ndërhyn në punët e brendshme Vladimir Bozovic

Ambasadori serb në Malin e Zi, Vladimir Bozovic është shpallur person “non grata”.

Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Punëve të Jashtme malazeze e cila shkruan se ky vendim është marrë pasi Bozovic, ndërhynte vazhdimisht në punët e brndshme të Malit të Zi edhe pse ishte paralajmëruar disa herë. Ata e kanë quajtur sjelljen e ambasadorit si të papranueshme.

“Pas një ndërhyrje të gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi, sjelljeve dhe deklaratave të papajtueshme me standardet e zakonshme dhe të pranueshme të zyrës diplomatike, pas disa paralajmërimeve verbale dhe të shkruara për papranueshmërinë e një sjelljeje të tillë”, thuhet ne reagimin e Ministrisë duke shtuar se ai ka nënçmuar shtetin që i dha mikpritjen diplomatike.

Po ashtu në njoftim thuhet se ai ka poshtëruar organin më të lartë legjislativ, Parlamentin e Malit të Zi.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi e informoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë për këtë në mënyrën e zakonshme, me një shënim, dhe shënimi do t’i dorëzohet Ambasadorit Bozhovic”, thuhet në njoftim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shifrat në 24 orë: Rekord viktimash nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
Kosova ‘vishet’ kuqezi! Biblioteka Kombëtare dhe ndërtesa e qeverisë me ngjyrat e flamurit »
Article Logic
Execution time: 0.011351823806763
array(1) { ["section"]=> string(79) "mali-i-zi-shpall-non-grata-ambasadorin-serb-nderhyn-ne-punet-e-brendshme-229487" }