Gazetare kronike prej rreth 15 vitesh, prezente në çdo studio ku flitet lajmi i fundit për kronikën e zezë dhe krimin në vend, mirëpo Klodiana Lale ka qenë majft e rezervuar kur bëhet fjalët për jetën e saj private.
Si rrallë herë ajo ka rrëfyer së fundmi përditshmërinë e saj dhe jetën me familjen. Klodi ka treguar se dita e saj nis në orën 6, më përgatitjen e vajzave për në shkollë të cilat njëra është në klasën e parë dhe tjetra në të kartërtën.
“Jeta ime eshte jeta e një gruaja që nis në 6, përgatis mëngjesin për vajzat, i shoqëroj në shkollë, i dërgoj me fugon ose vetë. Bej detyrat me to. Jam në klasën e parë këtë vit dhe në klasën e 4 me vajzën tjetër”, shprehet ajo.
Gjithashtu ajo ka rrëfyer dhe një rast ku për t’i bërë një surprizë ishin përfshirë edhe vajzat e saj, por ajo u trondit.
“Ka pasur një moment, për të qeshur dhe për të qarë. Dikush do me bënte një surprizë, kishte futur në lojë edhe fëmijët. Më telefonon mësuesja e vajzës dhe më thotë që vajza mungon. Jam tronditur. Policia patjetër që ishte në djeni dhe njëri nga drejtuesit e policisë më thonte do të kujdesem unë. Kur jam gjendur para surprizës nuk dija të gëzohesha apo t’i rrihja”, ka treguar gazetarja për “Abc”.