Hapësire reklamuese

Aktualitet

Makinat luksoze të grabitura në Greqi i shisnin në Shqipëri, arrestohet 42-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Makinat luksoze të grabitura në Greqi i shisnin në Shqipëri,

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi akuzohet se automjetet e vjedhura në Greqi, i pajiste me dokumente false dhe më pas tentonte ti shiste në Shqipëri.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi F. M., 42 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., 29 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura kryesisht në Greqi, duke iu bërë ndryshime në elementet identifikuese dhe duke i pajisur këto automjete, me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete të dyshuara të vjedhura, tipe “Toyota” dhe “Peugeot”, me vlerë rreth 40 000 euro.

Njoftimi policisë:

Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Detect”, në vijim të punës intensive të Policisë, për të garantuar sundimin e ligjit në territor.

Trafikonte në Shqipëri, automjete të vjedhura në Greqi, pasi i pajiste me dokumente false, me qëllim shitjen, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Policia identifikon bashkëpunëtorin e 42-vjeçarit dhe vijon punën për kapjen e tij.

Sekuestrohen 2 automjete të vjedhura, me vlerë rreth 40 000 euro.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se disa shtetas ishin implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit në vendin tonë, të automjeteve të vjedhura, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, finalizuan operacionin policor të koduar “Detect”.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi F. M., 42 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., 29 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura kryesisht në Greqi, duke iu bërë ndryshime në elementet identifikuese dhe duke i pajisur këto automjete, me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete të dyshuara të vjedhura, tipe “Toyota” dhe “Peugeot”, me vlerë rreth 40 000 euro.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M., si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Sarandës, vijojnë hetimet me qëllim zbardhjen e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese