Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Makina inteligjente “kap mat” shoferët, pezullohen 104 patenta dhe vendosen qindra gjoba të majme

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia Rrugore e Tiranës bën me dije se gjatë fundjavës janë kryer kontrolle në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë–Durrës-Tiranë dhe Tiranë-Elbasan–Tiranë.

Janë pezulluar 104 leje drejtimi dhe janë vendosur 159 masa administrative për tejlakim të shpejtësisë mbi normën e lejuar.

Drejtuesit e mjeteve që kryenin manovra të rrezikshme në rrugë janë gjobitur nga 30.000 lekë të rinj deri në 90.000 lekë të rinj.

Postimi i Policisë:

Makina inteligjente përgjatë fundjavës ka monitoruar qarkullimin rrugor, në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë–Durrës-Tiranë dhe Tiranë-Elbasan–Tiranë.

Përgjatë fundjavës janë konstatuar shpejtësi gati trefishi i normës së lejuar në rrugët e kryeqytetit, dhe deri në dyfishin e normës së lejuar në rrugët interurbane.

Janë pezulluar 104 leje drejtimi dhe janë vendosur 159 masa administrative për tejlakim të shpejtësisë mbi normën e lejuar, por pa sanksionin plotësues.

Nga përpunimi i fotove dhe video-ve të realizuara nga makina inteligjente, është konstatuar se 57 drejtues mjetesh përdornin edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa 61 drejtues nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore, janë konstatuar shumë parakalime të gabuara, gara shpejtësie e shkelje semafori. Drejtuesit e mjeteve, që kanë kryer këto manovra të rrezikshme në rrugë, janë ndëshkuar me masa administratve që varionin nga 30.000 lekë të rinj deri në 90.000 lekë të rinj.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të mos shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, pasi do të skanohen nga mjetet bashkëkohore që tashmë Policia Rrugore ka në dispozicion dhe do të ndëshkohen sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor.

Kthehu i sigurtë në shtëpi , respekto rregullat e qarkullimit rrugor!

Ndërkohë edhe në Shqipëri numri i të infektuarve me Covid, ka ardhur në rënie me ngrohjen e temperaturave.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img