
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak pas mesnate në Dhrama të Greqisë.
Dy viktima dhe një i lënduar është bilanci i aksidentit tragjik. Mediat greke raportojnë se një nga viktimat dhe pasagjeri i lënduar janë shqiptarë.
Aksidenti i rëndë ndodhi në rrugën nacionale Dhrama-Eksochi, kur dy makina u përplasën kokë më kokë.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.
Në njërën prej dy makinave ndodhej shoferi shqiptar 61-vjeçar që ndërroi jetë dhe pasagjeri gjithashtu shqiptar 53 vjeç i cili mbeti i lënduar, aktualisht ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
Ndërkohë viktima e dytë është shoferi i mjetit të dytë 41 vjeç që u përplas me makinën që drejtohej nga shqiptari.
Sondazh
Poll