
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar ashpër për një foto që po qarkullon në rrjet, në të cilën shihet se si një qen tërhiqet zvarrë nga një makinë.
E trishtë dhe neveritëse, thotë Tahiri teksa i referohet këtij akti të rëndë, për të cilin ka pasur një bum reagimesh në rrjet.
“E trishtë dhe neveritëse! Kafsha është ai në timon, ata që heshtin dhe ata që kanë për detyrë të reagojnë e nuk e kanë bërë”, shkruan Tahiri.
Kujtojmë se disa vite më parë ish-ministri propozoi një projektligj sipas të cilit, keqtrajtimet e ndryshme të kafshëve të dënoheshin me gjoba nga 10 mijë në 100 mijë lekë ndërsa plagosja e një kafshe për arsye të paligjshme, duhet të dënihet me burgim nga 3 deri në 6 muaj.