Tirana
few clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
20 %
Mar
3 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Makina plot me ilaçe dhe Rapid Teste Antigen për Covid, Policia arreston shoferin në Durrës, procedohet porositësi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Marjus Lushka, 31 vjeç, është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit pasi në makinën që ai drejtonte janë kapur ilaçe dhe Rapid Teste Antigen për Covid, të cilat ishin pa dokumentacionin përkatës. Gjithashtu, është proceduar penalisht porositësi i tyre.

Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se një shtetas po transportonte medikamente mjekësore dhe sende të tjera të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar të koduar “Smart”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. L., 31 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr.13, Durrës (jashtë rrethimit të Portit detar), automjetin me drejtues shtetasin M. L. Gjatë kontrollit në mjet janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme medikamentesh të ndryshme mjekësore, paketime me Rapid Test Antigen dhe 3 aparate celularë.  

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”, porositësin e medikamenteve, shtetasin A. B., 29 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img