Pak minuta më parë, në zonën e sheshit ‘Wilson’ një makinë e tipit ‘Fuoristrad’ është përplasur me urbanin e linjës ‘Tirana e Re’.
Kjo situatë ka shkaktuar bllokimin e qarkullimit të automjeteve në njërin krah dhe një trafik tepër të rënduar.
Nga fotot paraqiten të tensionuar edhe qytetarët e shumtë që ndodhen në vendngjarje.