Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në Durrës.
Bëhet me dije se një makinë tip ‘ford’ me targa AA568ZO është përplasur me trafinkndarësen dhe makina ka përfunduar përmbys.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar menjëherë në spital.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethaneve të aksidentit.