Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
33 %
2.1kmh
0 %
Hën
13 °
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
11 °
Pre
13 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Makina përplaset me murin e shtëpisë, plagoset fëmija 2 vjeç në Bathore

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në Tiranë. Paraprakisht mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një banese në Bathore.

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar, i cili ndodhej në mjetin që drejtohej nga shtetasi me iniciale Z. D.

Fëmija është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut.

Tiranë/Informacion paraprak:

 Më datë 30.03.2022, në Bathore, shtetasi Z. D., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga, dhe është përplasur me murin rrethues të një banese. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar (pasagjer), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më shumë




spot_img








spot_img