Hapësire reklamuese

Aktualitet

Makina përplaset me motorrin, plagosen rëndë 2 persona

Shkruar nga Newsbomb

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Lezhë. Mësohet se një makinë mjeti tip Benz me  drejtues shtetasin N.M është përplasur me një motorr.

Për pasojë dy persona nga Kosova kanë mbetur të plagosur, ndërsa mësohet se janë në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur si kryqëzimi i Blinishtit të Lezhë.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në autostraden Lezhë-Shkodër,në vendin e quajtur "Kryqezimi i Blinishtit" mjeti tip Benz me  drejtues shtetasin N.M., banues në Shkodër është përplasur me mjetin motorr tip BMW me drejtues shtetasin I.S., banues në Prizren.

Si pasojë e përplasjes, ka marrë demtime shtetasja S.S.,banuese në Prizren,që ndodhej si pasagjere në mjetin motorr me drejtues I.S.e cila është transportuar në spitalin Rajonal në Lezhë, ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll