Tirana
scattered clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
40 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Makina përplaset me motorin në Vlorë, dy të rinj përfundojnë në spital

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.

Bëhet me dije se një automjet tip “Toyota” me drejtuese shtetasen A. P., 35 vjeçe, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy shtetas ende të paidentifikuar.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve dy të rinjt që ndodheshin në motor.

“Sot, rreth orës 06:25, në bulevardin “Ismail Qemali”, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. P., 35 vjeçe, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Më shumë




spot_img








spot_img