Hapësire reklamuese

Aktualitet

Makina përplaset me mbrojtësen metalike në Elbasan, plagoset një person

Shkruar nga Newsbomb
Makina përplaset me mbrojtësen metalike në Elbasan, plagoset

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Rrogozhinë, ku ka mbetur i plagosur një person.

Bëhet me dije se automjeti me drejtues shtetasin S. S., 57 vjeç, banues në Elbasan është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.

Nga përplasja është dëmtuar 57-vjeçari dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

“Elbasan/Informacion paraprak-Në aksin rrugor "Elbasan-Rrogozhinë", në fshatin Karinë, automjeti me drejtues shtetasin S. S., 57 vjeç, banues në Elbasan është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.

Nga përplasja është dëmtuar 57-vjeçari dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese