Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e “Rinasit”, ku ambulanca është ëprplasur me një mjet tjetër.
Për pasojë ka mbetur e dëmtuar pacientja që ndodhej në ambulancë, K. V., 26 vjeçe, dhe pasagjerja e mjetit tjetër, R. B., 38 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Me datë 09.01.2022, rreth orës 18:20, në rrugën e “Rinasit”, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin E. B., me mjetin e ambulancës të spitalit të Fierit.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. V., 26 vjeçe, dhe pasagjerja e mjetit tjetër, shtetasja R. B., 38 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.