Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 20-vjeçar ka përplasur me makinë një fëmijë të mitur.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në prang aka rënë shtetasi D.SH, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një 11-vjeçar.
Menjëherë 11-vjeçari është dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
– D. Sh., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 11-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën