Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Makina përplas policin në Vlorë, efektivi ndodhet në gjendje të rëndë në spital (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6b4b9ee7a82cde01ec2a75aa50e67d30

Një aksident me pasojë plagosjen e një efektivi policie është regjistruar në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë.  

Automjeti tip Benz ka përplasur oficerin e krimeve në këtë qytet, Mariglen Salaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një karburanti ndërkohë që është ende e paqartë nëse efektivi ishte në detyrë në momentin e aksidentit.

Mjeti që shkaktoi aksidentin u largua nga vendi i ngjarjes.  Ndërkohë, mësohet se punonjësi i policisë gjendet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 21.01.2021, rreth orës 18:00, në lagjen Kushtrim, Vlorë, një mjet i markës benz, me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje shtetasin M. S, i cili ndodhet në spital, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë

spot_img
spot_img